Viti 2020 për familjen e heroit të dëshmorit të kombit, Imer Alushani, nga fshati Nekoc i Drenasit nisi me dhimbje të madhe.
Më 2 janar, u nda nga jeta nëna e tij, Miradija, derisa nga dhimbja e madhe në orët e hershme të mëngjesit kishte ndërruar jetë edhe djali i saj Luani.
Ky lajm ka prekur të gjithë, derisa ende pa u mbyllur dyert e mortit, në këtë familje ka vdekur edhe vëllai i tjetër i dëshmorit Alushani, Rama.
IndeksOnline mëson se i ndjeri ishte në koma, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmi është dhënë nga kryesia e fshatit të cilët në njoftim kanë shkruar:
“Lajm mortor! Sot më 09.01.2020 u nda nga jeta vëllai i madh i heroit të kombit Imer Alushani, Ramë Muharrem Alushani. Ju kujtojmë se sot 1 javë, më 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vdekje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë, nga kryesia e fshatit”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…