LAJME

Humbi nënën, gruan, 3 fëmijët dhe vjehrrën, babai kërkon mes lotësh vajzën tjetër 13-vjeçare

Më 6 shkurt, dy tërmete me epiqendër në Kahramanmaraş, Elbistan dhe Pazarcık, shkaktuan dëme të mëdha në 10 provinca turke. Dëmet ishin të mëdha edhe në rrethet e Gaziantepit, që është një nga këto provinca, ku shumë shtëpi në lagjen “Islahiye” u shkatërruan nga tërmeti i parë dhe i dytë.

Në njërën prej tyre jetonte familja Karaca në “İslahiye”, shtëpi e cila u shkatërrua plotësisht nga lëkundjet e tërmetit. Nga familja mbeti i gjallë vetëm babai i familjes, Fatih Karaca, i cili kur ra tërmeti ishte në punë.

Nga shembja e godinës ku jetonte, Karaca humbi të ëmën, bashkëshorten, tre fëmijët dhe vjehrrën e tij, por ai ende nuk mund të gjejë trupin e vajzës tjetër të familjes, 13-vjeçarja İrem Karaca.

“Varrosa nënën time, gruan, 3 fëmijët dhe vjehrrën. Mbetem vetëm unë dhe vajza ime. Nuk e gjej askund vajzën time 13-vjeçare. Ka nga ata që e panë vajzën time menjëherë pas tërmetit. Vajza ime u largua në momentin e parë të tërmetit. Nuk doli nga rrënojat. Unë kam qenë në të gjitha spitalet, kam qenë në morgje, por nuk e kam gjetur ende vajzën time. Dua të gjej të vdekur apo të gjallë. Nëse ka vdekur, të paktën të ketë një varr. E vetmja gjë që më ka mbetur në jetë është vajza ime. Ky tërmet mori gjithë familjen time.”

Fatih Karaca mes lotësh


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

20 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago