Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit me autobus në Kroaci janë edhe një nënë e bijë nga fshati Devë i Gjakovës, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova ka shkuar tek familja e viktimave, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të prononcohen para kamerës.
Mirëpo, ata i kanë thënë Klanit se bëhet fjalë për Erlinda Binakaj, 19 vjeçare si dhe e ëma, Valentina Binakaj, 45 vjeçare.
Klan Kosova mëson se viktima Valentina Binakaj ishte së bashku me tri vajzat e saj, ku vajza e dytë së bashku me të, vdiqën në vendin e ngjarjes
“Vëllai në Gjermani na ka lajmëru sot në mëngjes se është rrotullu autobusi në Kroaci, edhe ai ka dyshu prej fillimit që gruja dhe çika e dytë janë të vdekura, sepse çika e madhe i ka tregu që e ka pa nënën dhe motrën e saj që kanë vdekur”, kanë thënë ata.
Ata më tutje njoftuan se dy vajzat e tjera janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Slavonski Brodit, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.