POLITIKE

I bien pishman, veteranët e rrejshëm nisin të largohen vullnetarisht nga listat

Një ish-ushtar i vërtet i UÇK-së ka treguar se si veteranët e rrejshëm po largohet me vullnetin e tyre nga nga lista e veteranëve të luftës, ai ka thënë se në vazhdim do të ketë edhe të tjerë që do të tërhiqen.

Faik Zogaj nga Malisheva, organizator i disa protestave kundër veteranëve të rrejshëm, ka thënë se pas një bisede me një person që në fakt nuk ka marrë pjesë në luftë, ai vullnetarisht është tërhequr nga lista e vetëvrarëve.

Personi me inicialet A.G, nga Klina, që është i njohur për redaksinë, është personi që është tërhequr vullnetarisht nga lisat e veteranëve, i cili nuk ishte pjesëmarrjes në luftën e fundit në Kosovës, mirëpo kishte arritur për të hyrë në listën e veteranëve përmes dallavereve.

Zogaj i cili ka shërbyer si ushtarë në ‘Zonën e Drenicës’, ka thënë se në ditët në vazhdim pritet të ketë edhe shumë raste të tjera që do të tërhiqen.

Ai ka thënë se po bëjnë fushatë që të tërhiqen vullnetarisht të gjithë ata që nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, të cilët nëpërmes rrugëve të ndryshme kanë arrit që të marrin pensionin e veteranit pa marrë pjesë as edhe një ditë në luftë.

Ai ka shtuar se A.G. ka qenë një kontribues i Luftës Çlirimtare, por jo ushtar-luftëtar, prandaj për kontribute të tilla duhet nderuar me mirënjohje si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje të kontributit të dhënë.

Duhet theksuar se afro 60 mijë veteranë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull dhe nga buxheti i shtetit të Kosovës, ani pse shpenzime marramendëse ka për pagat e tyre.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës, refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve.

Numri i madh i veteranëve të UÇK-së, ku në mesin e tyre janë edhe listat e veteranëve të rrejshëm po i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës, vetëm për gjashtë muaj janë harxhuar 40 milionë euro për pagat e tyre.

Musa Demiri, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se për 6 muajt e parë të vitit 2019, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago