Tre ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa, gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit “Audi”, 23-vjeçarin Kevin Norra.
Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.
Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e të dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.
Sipas policisë, Nora, banues në Fier, ngiste makinën e tij, tip Audi, në gjendje të dehur. Për këtë arsye ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton a2cnn, transmeton Sinjali.
“Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, sqaroi policia.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…