Një person ditën e sotme është arrestuar në Durrës pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe po bënte manovra në Autostradën Durrës-Tirane.
Ndërkohë pas kontrollit të ushtruar nga policia e Durrësit në makinën që drejtohej nga i riu u gjet një pistoletë, lëndë narkotike dhe një shumë e konsiderushme parash.
I arrestuari është shoqëruar në mjediset e policisë për veprime të mëtejshme.