LAJME

I doli emri në përgjimet e grupit kriminal, Prokuroria nis hetimin pasuror për Elvana Gjatën

Këngëtarja Elvana Gjata, emri i së cilës doli në skenë pas arrestimeve të SPAK disa ditë më parë do t’i nënshtrohet hetimit pasuror.

Nga dosja e SPAK që ka në bazë të saj përgjimet e aplikacionit Sky EC janë zbuluar biseda të tjera komprometuese të ish nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Në një moment ai është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralb Breçani se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve.

Aty ai përmend sërish këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata.

Nga sa kuptohet, Mata përdorte këngëtaren për të lëvizur paratë e fituara nga trafiku i kokainës, duke qenë se vetë e kishte të pamundur t’i lëvizte shuma të tilla nga një shtet në tjetrin.

Pjesë nga dosja:

Me date 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dergon mesazhe S7DEGI:

Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoleten atyne a… Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrine perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ia lan as gjurmet tua..Se prite zot me kap, i dalin gjurmet e gishtave…Ok…

Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt…Dhe me tha une solla Elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

60 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

1 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

6 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

7 orë ago