LAJME

I dyshuari kryesor për grabitjen e turistit në Prizren djali i hetuesit te Krimeve Ekonomike

Dje në afërsi të sheshit “Shadervan” në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e thikës.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se i arrestuari i dytë është L.Th., djali 15-vjeçar i Arsim Thaçit, zyrtarit policor të Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit.

I mituri pas arrestimit, është intervistuar në prezencë të babait të tij, hetuesit Thaçi dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 24 orë.

Gazeta Sinjali sot ka publikuar pamjet ekskluzive nga momenti i grabitjes, teksa shihen tre persona duke ecur në një drejtim, pas një kohe të shkurtër, takohen me viktimën dhe njëri prej tyre i lidh duart, ndërsa tjetri e kërcënon me thikë.

Çka i grabitën tre të dyshuarit shtetasit japonez dhe si ndodhi ngjarja?

Burimet thonë se gjithçka ndodhi në pikë të ditës, derisa viktima, 41-vjeçar po kalonte rrugën, kur papritmas i dolën përpara të dyshuarit. Përveç që e terrorizuan me veprime agresive, Sinjali mëson se ata nxorën edhe disa thika.

Nën kërcënimin e tyre, tre hajnat arritën t’ia marrin me forcë portofolion, në të cilin kishte një shumë të parave të gatshme dhe disa kartela bankare.

Përveç që e kanosën seriozisht, të dyshuarit edhe i përdorën mjetet e mprehta, duke i shkaktuar lëndime trupore 41-vjeçarit, që i pësoi gjatë përballjes me ta.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

13 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

19 orë ago