Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një shkëmbim zjarri mes Policisë dhe disa personave që ka ndodhur sonte rreth orës 00:30 në Skenderaj. Si pasojë e kësaj, dy zyrtarë policorë kanë mbetur të plagosur, me ç’rast janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore
Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se personi i dyshuar për plagosjen e policëve është gjenerali Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij.
Sinjali mëson se Policia tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit të cilët shtinë me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë pas shqiptimit të një tikete të trafikut.
Ndërsa njëri nga policët nga gjuajtja me armë zjarri ka marrë plagë në kokë, por sipas burimeve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…