Bilanci: Dy viktima; shkak: Toka. Gjakova është tronditur me vrasjen e dy vëllezërve Islamaj të dielën mbrëma në fshatin Madanaj. Blerim dhe Haxhi Islamaj mbetën të vrarë me armë zjarri pas një përleshje që patën me të dyshuarin, Gjergj Gjokaj. Krejt kjo ndodhi për një kontest pronësor që dy familjet kishin mes tyre.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë është arrestuar nga Policia e Kosovës disa orë pasi kreu krimin. Ai, aktualisht është i shtrirë në spitalin e Pejës pasi që ka marrë disa lëndime trupore nga përleshja që përfundoi me viktima.
Si erdhi deri tek vrasja e dy vëllezërve?
Ndrecë Dodaj, avokati zyrtar i të dyshuarit Gjergj Gjokaj është deklaruar për Gazetën Insajderi lidhur me rastin. Ai tha se klienti i tij pretendon se vrasjen e dyfishtë e ka kryer në vetëmbrojtje.
Sipas tij, i dyshuari ka thënë se arma me të cilën dyshohet se është përdorur për të kryer krimin i përket viktimave.
“Jemi në fazën e hershme të hetimit. Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek vrasja por sipas pretendimeve të të dyshuarit ai thotë se arma është e viktimave. Ai thotë se është sulmuar nga dy vëllezërit dhe ka marr lëndime në kokë. Sipas të dyshimtit, lëndimet i ka marrë prej armës së atyre. Ka edhe një predhë në këmbën e djathtë, nën gju”, tregon avokati Dodaj për Gazetën Insajderi.
Ndërsa lidhur me pronësinë e tokës, avokati thotë se klienti i tij e ka marrë për shfrytëzim tokën nga Gjon Gjokaj.
“E ka një kontratë për shfrytëzimin e tokës. Gjon Gjokaj është pronari i cili ndodhet jashtë shtetit ndërsa shfrytëzuesi i tokës është Gjergj Gjokaj”, tha ai.
I pyetur nëse i dyshuari ka pasur edhe më herët probleme me dy viktimat, avokati thotë se klienti i tij nuk ka treguar diçka të tillë.
Nesër më 27 qershor do të bëhet varrimi i dy vëllezërve.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…