Me 14 shkurt një veturë goditi aksidentalisht një 19 vjeçar në Arllat. Viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës.
Pas aksidentit të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 shoferi i veturës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Por, është ndaluar të mërkurën me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili dyshohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
I dyshuari e ka konfirmuar edhe vet përmes një postimi në Facebook. Xhemail Kelmendi i shprehi ngushëllime familjarëve dhe tha se ndihet i shokuar pas rastit.
Tutje, Kelmendi njoftoi se do të qëndrojë larg rrjeteve sociale deri në një vendim të gjykatës.