Rusia e Putin mbylli me vendim gjykate një nga organizatat jo qeveritare më të vjetra në vend. Arsyeja? Dënimi i epokës sovjetike, që “i heq rusëve krenarinë për arritjet e asaj epoke”.
Duket paradoksale në shekullin e 21-të, por Moska zyrtare në vitet e fundit nuk ka mohuar asnjëherë, së pari nga vetë presidenti i saj, që periudha sovjetike, përtej disa “gabimeve” siç përkufizohen zakonisht dënimet masive të epokës staliniste, ka qenë diçka për t’u krenuar për të gjithë rusët.
Organizata memorial International, që vepronte në vend nga fundi i viteve ’80, ishte aktive në dënimin e krimeve komuniste, veçanërisht në gulag staliniste, por edhe në demitizimin e një modeli politik, social dhe ekonomik që dështoi në ballafaqimin me demokracitë perëndimore.
Prokurori portretizoi organizatën si një armë gjeopolitike të përdorur nga agjentë të huaj”, për të goditur vendin. “Memorial e ka cilësuar Bashkimin Sovjetik si shtet terrorist, ndërkohë që justifikon bashkëpunëtorë të nazisteve që kanë duart e tyre të përlyer me gjakun e ruseve”, deklaroi prokurori i çështjes.
Të gjitha asetet e shoqatës në vend u bllokuan, ndërkohë që aktivistët e saj që protestonin përpara gjykatës pësuan arrestime, edhe pse deklaruan që do të apelojnë vendimin edhe jashtë kufijve.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…