FOTO&VIDEO

Zvicra alarmohet nga thirrjet e shumta mashtruese prej Shqipërisë

Shumë thirrje telefonike me numra të Shqipërisë kanë shqetësuar qytetarët e Zvicrës ditëve të fundit. Thirrjet që dyshohet se janë bërë nga mashtruesit kanë bërë që të ketë alarmim të autoriteteve të Zvicrës, me provajderin “Swisscom” që i ka bllokuar menjëherë.

Pos thirrjeve nga Shqipëria, ka pasur raportime për thirrje edhe nga Zimbabveja e Lituania.

“Numri i shfaqur nuk lidhet në të vërtetë me personin që e ka atë numër. Autorët i përdorin teknikat e veçanta për këtë”, ka thënë zëdhënësi i policisë kantonale të Zurichut, Marc Besson, duke shtuar se qytetarët e Zvicrës nuk duhet t’i thirrin këta numra sepse një thirrje e shkurtër mund të kushtojë mbi 20 franga, shkruan “20min”.

Mashtrimi s’është i ri, sipas ekspertit të sigurisë kibernetike Thomas Dubendorfer. “Herën e fundit ka pasur shumë thirrje si kjo, 20 apo më shumë franga kushtonte thirrja prapa. Kjo mund të jetë shifër jo e lartë, por e vlefshme për mashtruesit”, ka thënë ai.

Qendra e Sigurisë Kibernetike në Zvicër s’ka pranuar raportime për asnjë thirrje të huaj në ditët e fundit – por nga emailat mashtrues për abonime në platforma të ndryshme. Kjo besohet të ketë ndodhur për shkak se provajderët kanë reaguar shpejt.

“Në dy ditët e fundit, më 26 dhjetor dhe në veçanti më 27 dhjetor, filtri i thirrjeve i ka bllokuar dy numra shqiptarë në 99 për qind të rasteve”, ka thënë zëdhënësja e “Swisscomit”, Sabrina Hubacher. Sipas saj, ky filtër bllokon çdo ditë rreth 200 mijë thirrje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago