POLITIKE

I ishte vërsulur dhe e kishte fyer, çfarë i kishte thënë Daçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit/ Tregon Çitaku

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, në Frontal ka treguar për përballjet që ka pasur me përfaqësuesit e Serbisë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.

Ajo po ashtu ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në vitin 2019, Ivica Daçiq, i cili atë kohë mbante postin e ministrit të Jashtëm të Serbisë.

Çitaku është shprehur se fjalët që ia ka thënë ai nuk janë fjalë që duhet të thuhen në televizion duke lënë të nënkuptohet se ato kanë qenë fyese e të rënda.

Megjithëse, ajo ka treguar se Daçiq aty i kishte thënë se është duke bashkëbiseduar me kolonizatorët.

“Ka pas plot momente jo të lehta, për shkak se pala serbe vazhdimisht provokon. Daçiq më ka thënë se ti në këto momente je duke bashkëbiseduar me kolonizatorët sepse unë i thash që Serbia ka qenë kolonizatorë për Kosovën dhe pas mbledhje më është vërsulur. Në prani të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, ka pas momente që mu më është nxjerrë certifikata e lindjes, situata tërësisht të paprecedentë. Në atë rast Daçiq i ka shkelur rregullat e shtetit të vet”, ka thënë ajo.

Çitaku ka thënë se ka pasur raste edhe kur teksa ka marrë fjalën në Këshillin e Sigurimit e përfaqësuesit e palës serbe vazhdimisht e kanë sharë e i janë vërsulur.

“Për shembull tër kohën përderisa unë kam folur, përfaqësuesi serb ka bërtit në gjuhën serbe, ka sha, ka fy, ka pas edhe raste kur kryesuesi i ka tërhequr vërejtjen, kam pasur situata kur pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi serb më është vërsulur mbrapa. Mirëpo është e rëndësishme që të ruhet qetësia. Ne kemi një detyrë për të bërë, nuk është e lehtë të përmbahesh ndonjëherë”, ka thënë ajo.

Çitaku ka thënë se ajo ka ruajtur qetësinë dhe ka folur me argumente kur është ulur në tavolinë me palën serbe.

“Unë ua kam kthyer në tavolinë. E di që ka ekzistu me muaj të tërë një fushatë shumë e vrazhdë dhe shumë e ulët kundër meje në mediumet e sponzorizuara nga Qeveria e Serbisë, thjesht për të më qit nga takti, unë jam munduar ta ruaj qetësinë dhe të flas në tavolinë me argumente. Unë nuk prekem personalisht prej tyre sepse nuk pres diçka më shumë. Është e rëndësishme në ato momente të ruhet qetësia”, ka shtuar ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago