I jepet lamtumira ish presidentit francez, Jacques Chirac

Udhëheqës të kaluar dhe të tanishëm botërorë u mblodhën të hënën në Paris për të ndjekur funeralin e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.

https://www.facebook.com/BFMTV/videos/1214766525370461/

Ceremoninë pranë vendit të varrit të Napoleonit e udhëhoqi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Himnin kombëtar “La Marseillaise” e performoi një grup ushtarak, ndërsa Chirac u varros në varrezat Montparnasse, ku gjendet edhe vajza e tij, Laurence, e cila ka vdekur më 2016.

Në mesin e pjesëmarrësve të huaj në ceremoni ishin: presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder, dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë.

Chirac vdiq më 26 shtator në moshën 86-vjeçare.

Në mesin e shumë liderëve botëror po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Familja e tij nuk ka dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Chirac ka shërbyer si president nga viti 1995 deri më 2007, Radio Evropa e Lirë përcjellë Klan Kosova.

Nën udhëheqjen e tij, Franca ka hyrë në Eurozonë dhe ka shfuqizuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Në skenën ndërkombëtare, Chirac do të mbahet mend për kundërshtimin e ndërhyrjes në Irak më 2003.