POLITIKE

“I kërkuar”, rrugët e Uashingtonit mbushen me postera kundër Erdogan

Postera me fjalën “kërkohet” dhe fytyrën e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan janë vendosur në disa shtylla rreth Shtëpisë së Bardhë përpara takimit të tij me Donald Trump, që do të zhvillohet të enjten.

Po ashtu një furgon i kuq u shfaq në Nju Jork me mesazhin “lironi Imamoglun“, kryetarin e bashkisë së Stambollit i cili po mbahet në një burg turk.

Në të njëjtën kohë, ekipet kanë punuar intensivisht në Shtëpinë e Bardhë në orët e fundit, duke përforcuar gardhin, pasi pas Erdogan të enjten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë në Uashington të hënën.

Sakaq, posterat e vendosur në shtylla i referohen incidenteve që ndodhën kundër protestuesve gjatë vizitës së Erdogan në Uashington në maj 2017.

I kërkuar për disa akuza për komplot, sulm dhe dhunë kundër protestuesve paqësorë amerikanë më 16 maj 2017 në Uashington”, shkruhet në disa nga posterat.

Pastaj, jashtë rezidencës së ambasadorit turk në Sheridan Square, burra nga shoqëruesit e Presidentit Erdogan, i cili sapo ishte takuar me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë, u shfaqën duke rrahur me tërbim dhe pa dallim protestueset femra dhe meshkuj.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago