Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi Rusinë si një “tigër letre” dhe tha se Ukraina mund të rimarrë territoret e pushtuara.
“Nuk ka arinj prej letre. Rusia nuk është tigër, por ari,” u shpreh Peskov, duke komentuar në mënyrë simbolike mbi qëndrueshmërinë dhe fuqinë e Rusisë.
Ai theksoi se presidenti Vladimir Putin ka ofruar disa herë zgjidhje paqësore për konfliktin në Ukrainë, por, sipas tij, “Evropa dhe SHBA kanë reaguar me refuzim të ashpër ndaj këtyre propozimeve”.
Ftesë për dialog me Zelenskyn
Lidhur me mundësinë e një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Peskov tha se “pse të mos vijë, nëse është i hapur për dialog”. Ai shtoi se Ukraina ende nuk ka reaguar ndaj propozimit rus për ngritjen e grupeve të punës.
Për ekonominë dhe energjinë
Zëdhënësi i Kremlinit komentoi edhe mbi situatën energjetike në Evropë, duke theksuar se shumë vende kanë zgjedhur të blejnë gaz të lëngshëm amerikan (LNG) me çmime më të larta, gjë që, sipas tij, ka rënduar mbi taksapaguesit.
Peskov theksoi se Rusia ka arritur të ridrejtojë eksportet e saj energjetike drejt tregjeve të tjera, sidomos në Azi. “Kontratat për furnizimin e burimeve energjetike në Kinë janë të papara,” tha ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…