BOTA

I kritikuar nga e gjithë bota, vjen mbështetja e parë për aktet e Putin

Presidenti Nicolas Maduro i tha kabinetit të tij qeveritar gjatë mbledhjes së fundit, se Venezuela është me Putinin, pas vendimit të Moskës për të njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë.

“Venezuela është me Putinin, është me Rusinë, është me kauzat e guximshme dhe të drejta të botës. Ne do ta ndjekim këtë. Paqja për Rusinë është paqe për botën dhe ne do ta mbrojmë botën. Ne refuzojmë të gjitha planet të rrethojnë Rusinë ushtarakisht dhe strategjikisht”, tha Maduro.

Më tej, lideri i Venezuelës pasi u shpreh se është për një zgjidhje me dialog të konfliktit, akuzoi Ukrainën se shkeli në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Minskut me aktet e saj.

“Shprehim mbështetjen tonë për të gjitha nismat për dialog, për të kërkuar zgjidhje diplomatike. Marrëveshja e Minskut është hedhur mënjanë nga elita neofashiste që qeveris Ukrainën, e cila është në linjë pa kushte me elitat e Shteteve të Bashkuara dhe Europës”, shtoi presidenti Maduro.

Vendet perëndimore vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njohu rajonet e shkëputura dhe urdhëroi trupat ruse në Ukrainën lindore për të ruajtur paqen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

35 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago