POLITIKE

I ndikuar nga Rusia, Dodik bën një lëvizje skandaloze me sllovenë, polakë dhe rumunë që banojnë në BeH

Qytetarëve sllovenë, polakë dhe rumunë që banojnë në Bosnje dhe Hercegovinë u ndalohet të votojnë në zgjedhjet evropiane.

Gjegjësisht, tre ministra serbë në Këshillin e Ministrave kanë bllokuar miratimin e një vendimi që do të lejonte votimin në përfaqësitë diplomatike të këtyre tri vendeve.

“Ju paralajmëruam se rezoluta për Srebrenicën do të ketë pasoja negative politike në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Stasha Kosharac, një nga tre ministrat që votuan kundër vendimit, në një postim në Instagram.

Për këtë vendim të turpshëm ka reaguar edhe Sllovenia. Ministrja sllovene e Punëve të Jashtme Tanja Fajon e quajti këtë veprim “të papranueshëm”, raporton POLITICO, duke vënë në dukje faktin se Bosnja dhe Hercegovina vetëm pak kohë më parë mori dritën jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja sllovene Natasha Pirc Musar reagoi menjëherë, duke theksuar se lëvizje të tilla “pengojnë përparimin evropian të BiH” dhe se ato janë “të pakuptueshme”, dhe duke pasur parasysh faktin, ajo pretendon se Sllovenia është një nga vendet që mbështet më aktivisht BeH në rrugën e saj evropiane.

Ministri i Punëve të Jashtme Elmedin Konakoviç u dërgoi letra kolegëve të tij sllovenë, rumunë dhe polakë në të cilat thekson se ngjarjet e fundit “tregon një synim shkatërrues për të dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe midis Bosnjë-Hercegovinës dhe aleatëve të saj evropianë”.

“Kjo lëvizje u krye nën ndikimin malinj rus, i cili po merr gjithnjë e më shumë vrull në Bosnje dhe Hercegovinë”, përfundoi Konakoviq.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago