Foto: Ilustrim
Dhuna në familje është një ndër dukuritë më shqetësuese në vend. Çdo ditë raportohen dhjetëra raste ku qytetarët dhunohen në forma të ndryshme nga familjarët e tyre. E edhe më të rënda bëhen rastet kur viktima janë prindërit, të cilët janë viktima të dhunës nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Në një familje në rrugën ‘Llapi’ në Podujevë, djali dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij, duke e detyruar këtë të fundit që rastin ta denoncojë në Polici.
Sinjali mëson se 19-vjeçari dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, të cilin edhe e ka fyer e kanosur me fjalë të rënda.
Bazuar në dëshminë e viktimës, djali i tij ka gjithmonë sjellje agresive dhe është i dhunshëm në veprimet e tij dhe nuk ndihet i sigurt të jetojë me të.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin para hetuesve.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…