POLITIKE

I riu nga Suhareka që udhëtoi për Hagë në mbështetje të Thaçit: E kam idol, epokë është e gjithë Drenica

Shpejtim Veselaj, është qytetari i cili nga Suhareka rrugëtoi deri në Hagë dhe po qëndron atje për tre ditë me radhë në mbështetje të Presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se këtë bashkë me mbështetës të tjerë, po e bëjnë derisa të hiqen të gjitha akuzat e çlirimtarëve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

”Jemi duke qëndruar pranë zyrës së Prokurorisë Speciale. Do t’i mbështesim derisa të hiqen të gjithë akuzat e çlirimtarëve të UÇK-së”.

”Kemi dhjetëra qytetarë, shqiptarë nga Kosova që jetojnë në diasporë në mbështetje të vlerave të luftës dhe ushtarëve të UÇK-së të cilët quhen çlirimtarë”.

Për dallim nga ata të cilët jetojnë në pjesë të tjera të diasporës, Shpejtim Veselaj u nis nga Suhareka në këtë kohë pandemie.

Ai tregon se si në këtë situatë arriti deri në Hagë, njofton Klan Kosova.

”Unë ditën e shtunë pasdite, jam nisur nga Kosova me mikun tim Naim Gashin. Më ka shoqëruar në udhëtimin tim nga Suhareka deri në Holandë”.

”Çdo pikë kufitare ku kemi kaluar, jemi prezantuar gjithmonë se po ikim për punë dhe nuk kemi pasur ndonjë telash për shkakun e pandemisë”.

Si e shihni veprimtarinë e Thaçit gjatë asaj kohe?

”Siç e quajti i nderuari, shkrimtari i madh Ismail Kadare, ”nuk është një politikan i rëndomtë por është një epokë për Kosovën”. Ashtu them edhe unë, e kam idol që nga lufta për veprimet si udhëheqës i UÇK-së i cili e çliroi Kosovën dhe na e solli lirinë e pas lirisë na e shpalli Pavarësinë”.

”Dhe këtë e kam idol dhe kjo me shtyu të udhëtoi nga Suhareka me mikun tim te jemi pranë ditën e hënë e deri më sot në mbështetje të gjithë çlirimtarëve të UÇK-së jo vetëm të Hashim Thaçit”.

”I mbështes të gjithë çlirimtarët e UÇK-së, por çlirimtarët që u intervistuan paraprakisht, unë nuk mund të vija”.

”Sot unë krenohem që më erdhi mundësia që tani tri ditë, ka shumë miq e shumë njerëz që e adhurojnë Hashim Thaçin dhe më pyesin çdo moment për të”.

A keni pasur mundësi të komunikoni me Presidentin Hashim Thaçi?

”Ne kemi pasur takim por aspak nuk kemi komunikuar sepse gjithçka është relevante sepse është në pyetje intervista në Prokurori. Kjo është konfidenciale çdo gjë”.

”Thaçi është një epokë për Kosovën, është një çlirimtar dhe më ka shtyer për këtë arsye që unë të vi ta përkrahi”.

”Nuk është epokë vetëm Hashim Thaçi, epokë është e gjithë Drenica. Drenica është ajo që ka përjetuar masakra në shumë fshatra – dhe kjo më ka shtyer mua që unë të jem përkrahës i Hashim Thaçit, së paku ta përkrahu fizikisht dhe moralisht”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago