LAJME

“I shëndoshi” dhe jeta si mbret i drogës, “fiksim” orat Rolex dhe makinat e luksit

Një 42 vjeçar i cilësuar si mbret droge në Britaninë e Madhe dhe që njihej me nofkën “The Fat Man” është urdhëruar të paguajë 630,000 £ nga një gjykatës pasi u zbulua se ai kishte investuar të gjitha paratë e pista në makina luksoze dhe ora Rolex.

Thomas Maher përdori një biznes në sektorin e transportit për të fshehur përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe lëvizjen e parave të bandave, para se të burgosej për 14 vite e 8 muaj burg në dhjetor 2020.

Gjatë një operacioni vëzhgimi shtatë mujor, oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit, panë Maherin të takohej me kriminelët në hotele dhe restorante në të gjithë rajonin Veri-Perëndimor të Britanisë.

Maher hyri në radarin e NCA pasi u arrestua si pjesë e hetimit për vdekjen e 39 emigrantëve vietnamezë në një kamion në Purfleet në tetor 2019, ndërsa emri i tij doli në komunikimet e trafikantëve pas ç’kodimit të rrjetit telefonik EncroChat.

Maher u lirua pa asnjë veprim të mëtejshëm të ndërmarrë nga Policia e Essex, por një hetim financiar i NCA zbuloi se pavarësisht se ai dhe gruaja e tij deklaronin paga minimale në Tatime, ata bënin një jetë luksoze.

Gjatë hetimit të tyre, oficerët kuptuan se Maher ishte i përfshirë në trafikun e kokainës nga Holanda në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Uarrington, u zbulua një koleksion makinash luksoze, një koleksion të orëve Rolex dhe shufra ari nga Dubai.

Policia në Francë arriti të hakonte rrjetin, i cili u siguroi forcave në të gjithë Evropën akses në mesazhet mes kriminelëve profesionistë.

NCA shpejt kuptoi se Maher ishte një lehtësues për një grup të fuqishëm krimi irlandez me lidhje ndërkombëtare.

Maher dërgoi mesazhe që zbuluan se ai ishte i përfshirë në lëvizjen e drogës nëpër botë dhe diskutoi konkurrencën me të cilën përballej nga bandat rivale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

13 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

19 orë ago