FOTO&VIDEO

I shpëtoi kancerit, por jo grabitësve: Historia e dhimbshme e familjes Laze

Petrit dhe Afërdita Laze gjenden në spital me nga një plumb në trup pasi ranë pre e një grabitjeje gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Allias në Tiranë.

Pronarët e furrave “Laze” në Tiranë u përleshen me grabitësit duke mbetur të plagosur prej tyre. Petriti ka një plagë në bark, kurse bashkëshortja në këmbë.

Për fat të mirë kjo e fundit është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se grabitja nuk ishte tronditja e vetme për çiftin.

Pak kohë më parë, Afërdita kishte mundur të dilte fitimtare ndaj një tumori.

Gazetari Andi Qosja, referuar burimeve ka mësuar se grabitësit kanë pasur informator të brendshëm.

Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor pasi, pasi grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze.

Sakaq burimet thanë se vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie. Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme, raporton abcnews.al.

Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Siç shihet në pamje, vila ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

3 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

7 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

18 orë ago