FOTO&VIDEO

Blert Morina fiton rastin për ndërrimin e gjinisë

Gjykata Themelore në Prishtinë i jep të drejtë Blert Morinës dhe e detyron Agjencinë e Regjistrimit Civil t’ia ndërrojë atij shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumentet e identifikimit

“Më 11 dhjetor 2019 është bërë i plotfuqishëm Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin iu dha të drejtë Blert Morinës ta ndërrojë shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumente të identifikimit në përputhje me identitetin e tij gjinor”.

“Morina kishte kërkuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë në prill 2018, që t’i ndërrohet emri nga «Blerta» në «Blert» dhe shënuesi i gjinisë nga gjinia femërore «F», në shënuesin e gjinisë mashkullore «M». Pas përgjigjes refuzuese të Zyrës së Gjendjes Civile dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Morina bëri padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë duke kërkuar që t’i njihet ligjërisht identiteti i tij gjinor”.

“Paralelisht me padinë e parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Morina kishte ngritur edhe një kërkesë për shqyrtim të kushtetutshmërisë të vendimit refuzues të ARC-së në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, kushtetuesja ia kishte hedhur poshtë kërkesën si të parakohshme, me arsyetimin se duhet shterë mjetet e rregullta juridike para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese” thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Ky rast morri vëmendje të madhe nga publiku si rasti i parë publik i një personi transgjinor që kërkon nga shteti i Kosovës t’i njihet ligjërisht identiteti i tij gjinor. ARC, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore kishte dërguar përgjigje në padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sidoqoftë nuk është paraqitur në asnjërën nga dy seancat gjyqësore të mbajtura në këtë gjykatë.

Më 24 tetor 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative morri vendim me të cilin e aprovoi si të bazuar padinë e Blert Morinës dhe urdhëroi që vendimi refuzues i ARC-së, të anulohet. Ndërkohë, udhëtoi Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme të Komunës së Gjakovës t’ia ndërrojë emrin nga «Blerta» në «Blert» dhe shënuesin e gjinisë nga «F» në «M» në Regjistrin Themeltar dhe Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile.

Gjykata Themelore në Prishtinë, mes tjerash, ka konstatuar se me refuzimin e kërkesës së Morinës për ndërrim të emrit dhe të shënuesit të gjinisë është cenuar e drejta e tij në privatësi e mbrojtur me Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ky vendim i gjykatës është vendimi i dytë publik në të cilin gjykatat e rregullta në Kosovë vendosin në favor të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të komunitetit transgjinor në Kosovë. Një rast tjetër i ngjashëm me atë të Morinës është vendosur nga Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2018. Pas shqyrtimit të ankesës së M.M. kundër Agjencisë së Regjistrimit Civil, Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është vendosur që t’i japë të drejtë M.M.-së për ta ndërruar emrin dhe shënuesin e gjinisë në përputhje me identitetin e tij gjinor.

Komuniteti transgjinor është një ndër grupet shoqërore më të cenuara që jetojnë në Kosovë. Rasti i Blert Morinës ka nxitur zhvillimin e diskursit publik për pranimin shoqëror të personave transgjinor në Kosovë dhe për garantimin e të drejtave të njeriut të mbrojtura me Kushtetutën e


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

19 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago