I vrari ishte mërgimtar, detaje të reja nga vrasja në Skenderaj

Një person ka mbetur i vdekur dhe të dy të tjerë të plagosur, si pasojë e një konflikti që ka ndodhur në fshatin Baks të Skenderajt.

Sipas burimeve, Insajderi mëson se Besim Musliu i cili mbeti i vrarë ishte nga diaspora.

Ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Doktoresha kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, theksoi se gjendja e të plagosurve është stabile

“Gjendja e dy të plagosurve që kanë ardhur nga Skenderaj është stabile, derisa do të lëshohen së shpejti në shtëpi”, është shprehur Basholli.

“Njëri nga të plagosurit ka plagë në këmbë, teksa tjetri në pjesën abdominale”, shtoi ajo.