Një rast tragjik ndodhi sot në Repë të Podujevës.
Një person atje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri që e la të vdekur dhe më pas është arratisur dhe ende nuk u zbulua vendndodhja e tij.
Klan Kosova mëson se deri te kjo ngatërresë dyshohet se erdhi për pronë. Viktima kishte kositur një pronë që dorasi i dyshuar pretendon se është e tij dhe ka ardhur deri te ngatërresa.