Ia ofroi 5 euro ryshfet një polici për të kaluar më shpejt kufirin, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia ka njoftuar se një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar për dhënie ryshfeti.

I dyshuari i kishte ofruar 5 euro një zyrtari në pikëkalimin kufitar në Vërmicë për ta shpejtuar procedurën e kalimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i kishte ofruar 5 euro një zyrtari policor për të shpejtuar procedurën e kalimit të kufirit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.