POLITIKE

ia Serbia ftohet në Konferencën e Sigurisë në Moskë – ambasadori amerikan në Beograd etiketohet në njoftimin e Rusisë

Të martën, më 15 gusht, do të mbahet në Moskë Konferenca e 11-të Ndërkombëtare e Sigurisë (MCIS).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Serbia është në mesin e vendeve të ftuara për të marrë pjesë në MCIS.

Nuk dihet nëse drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, këtë herë do të shkojë në Moskë, pasi gazeta danas nuk ka marrë përgjigje nga kjo agjenci ashtu sikurse edhe prej ministrisë së Mbrojtjes, të cilët në të kaluarën e kanë përfaqësuar shtetin serb.

Ish-ministrat e Mbrojtjes, Bratislav Gashiq në vitin 2015, Nebojsha Stefanoviq në 2021, Aleksandar Vulin në 2019, madje edhe Zoran Gjorgjeviq kanë shkuar në kryeqytetin e Rusisë.

Gjersa kolegët e partisë shkuan në Moskë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq zgjodhi të shkonte në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Dragan Sormaz, themeluesi i Këshillit Euro-Atlantik në Serbi, pyeti nëse i sanksionuari Vulin do të merr pjesë në konferencë ndërsa etiketoi ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe ambasadën amerikane në Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago