POLITIKE

Ibrahim Kelmendi i kundërpërgjigjet Nasim Haradinajt: Po hakmerret se kërkova zbardhjen e rastit të Behajdin Allaqit, Hashim Thaçi urdhëroi arrestimin e tij

Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, ka reaguar ndaj deklaratës së ish Komandantit të UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e quajti të sëmurë.

Gjithë ky debat ndodhi për shkak se Ibrahim Kelmendi përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, ditë më parë kërkoi nga ajo që hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit.

Njëri nga themeluesit e LPK-së, ka thënë se Nasim Haradinaj nuk është kompetent që t`ia saktojë diagonzën.

Për më tepër, Kelmendi potencoi se Haradinaj po do t`i hakmerret për shkak të kërkesës publike për hetimin e zhdukjes së Behajdin Allaqit dhe Abedin Rexhës.

“Për keqardhje, por Nasim Haradinaj nuk është profesionist as kompetent me caktua diagnoza: “gjendjen e rëndë”. As Nasimit dhe askujt, nuk i jam ankuar të jem në “gjendje të rëndë”. Deri sot nuk kam shkuar të asnjë psikiatër e psikolog për kontroll dhe për të kërkuar shërim. Do të shkoja, se nuk është poshtëruese sëmundja psikike dhe është njerëzore edhe kjo sëmundje, sidomos kur ke të bësh me nasima… Nasimi e di që nuk jam në “gjendje të rëndë”, por po shpif, sepse i duhet për t’u hakmarrë për kërkesën publike që ia kam bërë Prokurorit të specializuar që të vendos për ta hetuar “zhdukjen” e bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve Behajdin Allaqi dhe vrasjen e Abedin Rexhës. Behajdini ishte profesor sociologjie në gjimnazin e Prizrenit. Pak kohë Ai ka qenë edhe udhëheqës i Lëvizjes. Hashim Thaçi, për arsyet që duhet t’i rrëfej, ka urdhëruar arrestimin e tij, më 11 qershor 1998 dhe e ka marrë të prangosur në dorëzim. Nga ai moment nuk dimë askush, – pos hashimitëve pjesëmarrës në krim, – ku është Behajdini, as ku e ka varrin”, ka deklaruar Kelmendi.

Sipas tij, kjo kërkesë duhet ta ketë hidhëruar Nasimin, – “si argat i komplotistëve që e përbënin “shtabin e rognerit”, – të hakmerret në këtë mënyrë kaq mjerane”.

“E mirëkuptoj, interesi për të kamufluar bëmat e tij edhe anti-UÇK dhe për hir të përfitimeve materiale – për pasurim të madh, në kohë të shkurt, – e kanë bërë të bëhet “argat i djallit”. Kur fillojnë hetimet e komplotistëve dhe plaçkitësve, ata bëhen bashkë, homogjen, për ta mbrojt njëri-tjetrin, sepse parandjenjë rënien si “rënia domino”. Le të mbetet në ndërgjegjen e tij për këtë mënyrë kaq idiote të hakmarrjes. Jam i bindur, se po të ishte i bindur se jam në “gjendje të rëndë”, moti do të ishte interesuar të më pyeste nëse do kisha nevojë për ndihmë të tij – të paktën për hir të kaluarës. Fatkeqësish, janë tjetërsuar e shpërfytyruar personalitete më solide se sa Nasimi, sepse tundimi për t’u pasuruar shpejt e pandershëm është i zorshëm për t’u sfiduar. Prandaj ia fal këtë lloj denigrimi që ma paska bërë kësaj radhe, me mendim se do të reflekton”, ka përfunduar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

21 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

52 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago