LAJME

Ibrahimovic i hedh poshtë religjionet: Jam Zot i jetës sime, ku ishte ai kur më vdiq vëllai

Legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimovic ka folur për fenë dhe ka shpjeguar pse nuk e ka “marrë” fenë e prindërve të tij, duke përmendur në një moment vdekjen e vëllait të tij.

Ibra është një nga personalitetet më intriguese në botën e futbollit. Gjatë turneut të Milanit në SHBA, ai nuk hezitoi të flasë për temën e ndjeshme të fesë, që është objekt debatesh e madje edhe përçarjesh në shoqëri.

Por Zlatan Ibrahimovic nuk brengoset dhe e hapi zemrën në një intervistë për “The Athletic”.

“Por ju jeni djali i një katolike dhe i një myslimani – a jeni fetar?”, ishte pyetja të cilës Ibra iu përgjigj shpejt: “Jo. Unë besoj në respekt. Pra, nëse unë ju them, “vetëm Zoti mund të më gjykojë”, kë synoj?”.

“Unë do t’ju jap një shembull perfekt”, vazhdoi ai. “Kur vëllai im vdiq, ai kishte leucemi. Ku ishte Zoti ta ndihmonte? Ju e falënderoni Zotin çdo ditë, i luteni Zotit. Por ku ishte Zoti atëherë? Në botën time, unë jam Zoti im. Kjo është ajo që besoj. Dhe kjo është mendësia ime”, tha Ibra.

Zlatan ka lindur në Malmo të Suedisë, por nga një martesë e emigrantëve – nëna e tij Jurka është kroate dhe babai Shefik nga Bosnjë e Hercegovina – i cili shkoi në Skandinavi në kërkim të një jete më të mirë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

46 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago