POLITIKE

IKD: Nëntë kandidatë për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin

Instituti i Kosovës për Drejtësi këtë të shtunë ka publikuar raportin: “Integriteti i kandidatëve për Kryetarë të Komunave – Analizë e kandidatëve për Kryetar të Komunave që kanë probleme me ligjin”.

IKD në këtë raport ka publikuar emrat e kandidatëve për deputet dhe për kryetar të komunave, të cilët bazuar në rastet e monitoruara evidentohen si kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin, njofton Klankosova.tv.

Më 17 tetor 2021 do të mbahen zgjedhjet lokale në gjithsej 36 komuna. Sa i përket këtyre zgjedhjeve, IKD ka analizuar emrat e të gjitha kandidatëve për kryetarë të këtyre komunave dhe ka verifikuar nëse të njëjtit kanë probleme me ligjin, në kuptim të aktakuzave aktive dhe dënimeve të formës së prerë (në tri vjetët e fundit dhe dënimet më të vjetra sesa tri vjet).

Në këtë analizë, nuk janë përfshirë kandidatët të cilët kanë pasur aktakuza, por që më pas janë liruar nga akuza me vendime gjyqësore të formës së prerë.

Gjetjet e IKD-së tregojnë se edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. Sipas gjetjeve të IKD-së, nga partitë e mëdha, përjashtim në këtë rast bënë LDK-ja.

“Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një kandidat i cili në tri vjetët e fundit ka dënime të formës së prerë, një kandidat me një dënim më të vjetër se tri vjet derisa tetë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive”.

“Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politikë të cilat kanë kandiduar më së shumti persona të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK dhe PDK me nga tre kandidatë, pasuar nga LVV me dy kandidatë dhe NISMA me një kandidat. IKD nuk ka identifikuar ndonjë kandidat nga radhët e LDK-së që ka probleme me ligjin”, thuhet në kumtesën e IKD-së.

Po ashtu, IKD ka gjetur se nga 36 komunat e Kosovës, në tetë prej tyre për kryetarë të komunave kanë kandiduar persona të cilët kanë apo kanë pasur probleme me ligjin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago