LAJME

Iku në Greqi në 97-ën, mjeku: Çfarë më ktheu në Shqipëri përgjithmonë

Elvis Guçe u largua fëmijë para trazirave të ’97 nga Gjirokastra në Greqi. Fëmijërinë e kaloi bashkë me familjen në Greqi, por të gjithë bashkë u rikthyen në atdhe pas viteve 2000. Ëndrra e Elvisit, ishte mjekësia. Ai studioi për 7 vjet në Greqi, por gjithmonë me dëshirën dhe qëllimin, për t’u kthyer në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Java në Dritare TV nga Lorena Fjolla, doktor Guçe tregon jetën e tij mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa flet edhe për vendimin për të qëndruar përgjithmonë këtu.

“Unë jam larguar familjarisht në Greqi para ‘97 në kohën e trazirave. U rikthyem kur gjërat u stabilizuan, në vitin 2000. Bëra gjimnazin dhe më pas u riktheva në Greqi, për të studiuar në fushën e mjekësisë. Mjekësia ishte ëndrra ime. Në Greqi studiova në fakultetin e mjekësisë së përgjithshme dhe akademinë e lartë ushtarake për 7 vjet. Ishte një zgjedhje ime për t’u rikthyer”.

Në lidhje me largimet e të rinjve, sot, Guçe tha: “Nuk besoj se është nevoja siç ka qenë disa kohë më parë për të ikur me këto ritme nga vendi. Njerëzit largohen sepse vendi nuk është ai që duan, por vendi nuk mund të jetë ai që duan, kur ata largohen. Ne duam ndryshime të mëdha, në një kohë të shkurtër. Nuk ka vend që bëhet në një kohë të shkurtër. Unë lash një shqipëri që ishte shumë ndryshe nga kjo që gjeta.

Por ka ende shumë gjëra që nuk janë atje ku duhet të ishin. Ka edhe diçka që dua të theksoj. Patriotizmin e perceptojmë gabim. Patriotizëm do të thotë të japësh kontribut, jo vetëm të mburresh. Nuk do të thotë vetëm të bësh sherr për Shqipërinë, apo ndeshjet etj etj. Patriotizëm do të thotë që ti përpiqesh ti japësh vendit tënd. Nuk është e thënë të jesh mjek, jurist”, u shpreh mjeku Elvis Guçe.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

6 orë ago