LAJME

Imami Berisha flet pas lirimit të vëllezërve Murturi: S’kam mbrojtje sigurie, policia duhet me qenë aty

Imami Zeqir Berisha ka folur për emisionin “Frontal” në T7 pas vendimit të Gjykatës Supreme për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tre vëllezërve Murturi nga Lupçi i Podujevës të dyshuar për rrahjen e tij. Imami Berisha tha se nuk ndihet i sigurtë dhe do të kërkojnë ndihmë nga Policia për ta ruajtur kur të dalë për të shkuar në xhami.

Teksa u pyet për lirimin e vëllezërve Murturi, Imami Zeqir Berisha tha se nuk e di sesi i kanë liruar ata.

“Falë Zotit jamë më mirë me shëndet sesa më parë. Unë dua të them që nuk jam organ hetues i këtyre krimeve që kanë bërë qofshin këta apo të tjerët, unë kam dhënë intervistën në prokurori e kam cekë që të hetohet rasti, mirëpo nuk e di se si i kanë liruar nuk e di ku janë bazuar ata e dinë më së miri”, tha Berisha, transmeton Express.

Ai tha se është sulmuar prapa shpinës, aty ku ngjarjen nuk e kanë kapur kamerat e sigurisë. Imami shton se ka marrë kërcënime nga vëllezërit Murturi edhe në të kaluarën.

“Më kanë sulmuar në mënyrë tinzare pas shpine tek xhamia në vendin ku nuk e kanë fotografuar kamerat. Ata më kanë sulmuar prapa shpinës, i mbaj mend krismat në kokë pas shpinës, pastaj jam alivanos dhe s’kam pas vetëdije derisa më kanë çu në Emergjencë në Prishtinë. Dyshimet e para janë te vëllezërit Murturi sepse para gati dy vitesh njëri më ka kërcënu ne tëlëfon me rrahje e me përjashtim nga xhamia, pastaj në Ramazan më ka sulmuar njëri prej tyre, por falë xhematit nuk e kanë lënë të më godasë ai më ka kërcënuar me sharje me fyerje me gjuajtje të telefonit por nuk më ka qëlluar”, shtoi Imami në “Frontal”.

Imami tha se vëllezërit Murturi kanë linjë vehabiste dhe i ka këshilluar që të mos e praktikojnë atë linjë.

|Këta po mundohen më bë ndryshime edhe me forcë”, tha ai.

“Unë pres që të vijë dita për aktakuzë të bëhet edhe gjykimi”, shtoi ai.

Imami u shpreh se nuk ndihet i sigurtë as nesër nëse shkon për ta falë xhumanë.

“Unë s’kam mbrojtje sigurie nga askush. Do të konsultohem edhe me policinë e Podujevës që unë nuk kam siguri me dalë edhe si xhemat për t’u falë. Nuk e di se si do të veprojnë mirëpo policia duhet me qene aty se mos po eskalon situata”, përfundoi ai.

Gjatë ditës së sotme është publikuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme përmes së cilit është anuluar aktvendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se nga dy gjykatat nuk është dhënë “arsyetim për asnjë provë në të cilën mbështetet kallëzimi penal se të pandehurit B dhe A, Murturi kanë kryer veprën që u vihet në barrë”. Në aktgjykimin e Supremës thuhet se prokurori në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit “nuk ka arritë të përfshijë provat që mbështesin bazat e artikulueshmërisë për vazhdimin e paraburgimit, kurse edhe gjykatat e instancave më të ulëta në këtë drejtim nuk kanë dhënë arsyet e duhura”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

7 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

10 orë ago