Policia e Kosovës ka dalë me raport për sulmin ndaj imamit të fshatit Lupç të Podujevës, i cili u rrah rëndë mbrëmjen e të enjtes. Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”, raporton Express.
Sipas raportit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe se për rastin ka njoftuar imami.
Policia ka bërë me dije se janë arrestuar tre të dyshuar, derisa imami është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Podujevë 21.07.2022.22:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Të dyshuar janë B.M 27 vjec, A.M 28 dhe SH.M .25 vjeç, e që njëherit janë vëllezërit.
Vëllau i tyre për T7 ka treguar se familjarët e tij kishin tash e një vit probleme me imamin për çështje që ndërlidhen me fenë.
“Kena pas fjalosje kështu me fjalë, ama jo ashtu me eskalu situate. Po hoxha na ka shtye, na ka thanë depsuz, na ka shpif me fjalë, edhe na këtë rast e kena paraqit në Gjykatë dhe jena dalë të pafajshëm. E kam edhe vendimit”, ka thënë vëllai i tre të dyshuarve.
Për rastin ka folur edhe djali i xhaxhait të imamit, i cili ka dhënë detaje edhe për gjendjen e tij.
“Pa hi në operacion, kam fol me të. Nuk e di Ahmet, tha se si jam dalë prej kerri nuk di kurgjë. Tha kush më ka sulmu nuk e di. Ata kishin pas menue me mbytë krejt, se qysh i kanë msha në krye ashtu. Rëndë është se në krye tash me u ba operacion, kogja rëndë është. Ka të thyeme, dorën e ka shti në gips, kamën e shmajtë e ka të lëndume.