Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Prishtinë, ku një qytetare ka denoncuar sot një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha.
Por sikur të mos mjaftonte rrezikimi i jetës së qytetares, shoferja e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar gruan që për pak sa nuk e përplasi.
Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërmbajtshme. Mësohet se gruaja po kalonte vijat e bardha bashkë me fëmijën e mitur.
Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi shoferja e inatosur vijon ta ofendojë. Deri më tani nuk është njoftuar asnjë veprim nga policia e Kosovës, për këtë rast të rëndë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…