Një qytetar i Podujevës është nxjerrë jashtë objektit të komunës, shkaku i mosbartjes së maskës.
Deri te dera, atë e ka përcjellur vetë Drejtori për Administratë, Gëzim Namani.
Ndërkohë, në komunë ka mbërritur edhe Policia, që ka dashur ta shoqërojë atë në stacionin policor.
Megjithatë, qytetari ka kërkuar që këtë shqetësim t’ia përcjellë ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili po qëndronte në një vizitë në Podujevë. për të nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një aneksi për Spitalin e kësaj komune.
Aty, ministri Zemaj ia ka vendosur vetë maskën.