BREAKING NEWS

Incidentet në zgjedhje: Arrestohen kryesuesi i vendvotimit dhe komisioneri në Mitrovicën e Veriut

Prokurori i Shtetit bën të ditur se janë arrestuar dy persona, konkretisht komisionerë, në qendrën e votimit ‘Sveti Slava’ në Mitrovicën e Veriut.

Ata dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, ndërsa pas marrjes së informacioneve janë ndërmmarë të gjitha masat e nevojshme, që rezultuan me arrestimin e kryesuesit të vendvotimit dhe komisionerit për identifikim në këtë vendvotim.

Njoftimi i plotë i Zëdhënësit të Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu:

Prishtinë, 6 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 të KPRK-së.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago