Pas lajmit në median gjermane “Der Spiegel” për shoqërimin nga Policia Federale të kryeministrit Edi Rama ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë shqiptare, Endri Fuga.
Në një postim në Twitter, Endri Fuga shkruan se behet fjale per nje lajm te vjeter dhe per kete incident, madhe kompania ajrore thekson zedhenesi i Rames, ka kerkuar edhe ndjese, pasi nje prej anetareve te ekuipazhit ka pasur sjellje te pahijshme:
“Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite”, shkruan Endri Fuga i cili ka publikuar dhe email e kompanisë për kryeministrin shqiptar.
Email-i i kompanisë “Lufthansa German Airlines” për kryeministrin Edi Rama:
“Shkëlqesi, në emër të “Lufthansa German Airlines”, ju kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni larguar nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen shumë keq për çdo shqetësim që ju kemi shkaktuar. Ne ju kërkojmë ndjesë veçanërisht juve dhe familjes suaj, nëse sjellja e disa anëtarëve të ekuipazhit u perceptua si e papërshtatshme dhe nuk u trajtua me ndjeshmërinë dhe maturinë e nevojshme”.
“Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid përpara nisjes së avionit nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruan media gjermane.
“Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, thuhet në shkrimin e medias gjermane.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…