LAJME

Incidenti në uzinën e Armëve në Gramsh, lihen në burg 2 rusët dhe ukrainasi! Prokuroria e Elbasanit: 3 të arrestuarit erdhën për spiunazh, dëshmia e tyre sekret

2 rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë në qeli. Në seancën e cila zgjati për rreth dy orë, gjykata e Elbasanit, ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale ‘sigurimi i informatave’, kryer në bashkëpunim si dhe ‘goditje për shkak të detyrës’.  Avokati i Mikhail Zorin, rusit i cili sulmoi me spraj kimik 2 ushtarët shqiptar në Gramsh, tha se klienti i tij ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur spray me spec degës, pasi është ndjerë i dhunuar.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv nga gazetari Arsen Rusta, prokuroria thotë se nga marrja në pyetje e ukrainasit dhe rusëve dyshohet se ato kanë ardhur për spiunazh në vendin tonë, të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse.

‘Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara.’- thuhet në dosjen prokurorisë të siguruar nga Report Tv.

2 rusët dhe 1 ukrainas u arrestuan pasditen e 20 gushtit, ndërsa sipas prokurorisë, ato janë konstatuar brenda ambienteve të objektit ushtarak “Uzina e Mekanike Çekin Gramsh” (Ish Uzina e Armëve) duke kryer filmime dhe fotografime të fshehta, nëpërmjet pajisjeve speciale elektronike të fotografimit.

Nga kqyrjet paraprake të pajisjeve elektronike, thuhet në dosjen e prokurorisë, kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimit që lidhen me fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale.

Në cilësinë e provës materiale prokuroria ka sekuestruar ndër të tjera edhe një copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm.

‘Ndër të tjera u janë sekuestraur: 1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP; 2 dronë; sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kaliber 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm, dokumenta identifikimi dhe udhëtimi; pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur në forme spray neuroparalizuese; 6 telefona celularë.’- thuhet në dosje.

2 rusët dhe ukrainasit Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedis Alpatov akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

13 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago