Nga 33 raste pozitive sonte në Kosovë dy prej tyre janë nga fshati Burojë, nga ka edhe prejardhjen presidenti Hashim Thaçi.
IndeksOnline mëson se njëri nga të infektuarit është kushëriri i Presidentit.
Kryetari i komunës së Skënderaj, Bekim Jashari ka thënë se të infektuarit janë nga Lagjia Thaçi dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Njoftimi:
Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.
Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.
Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!
Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!
Ju lutem të qëndroni në shtëpi!
Bashkë do t’ia dalim!