FOTO&VIDEO

Infektologët i përgjigjen ‘zbulimit’ të Daut Demakut për koronavirusin

Derisa e gjithë bota është në luftë se kur do ta gjejë kurën për luftimin e virusit vdekjeprurës kinez COVID-19, apo ndryshe të njohur si koronavirusi, del një kosovar i cili thotë se e ka gjetur atë. Ky ilaç, sipas shkrimtarit kosovar dhe ligjëruesit të lëndës Arti i Mendimit Pozitiv, Daut Demaku, gjendet në Rahovec. Pra bëhet fjalë për hudhrën.

“Hudhra e Rahovecit ta heq koronavirusin si me dorë”, thotë Demaku. Por, sipas infektologëve kosovarë, ‘zbulimi’ i Demakut nuk është i duhuri për ta luftuar koronavirusin.

Gazeta Express ka biseduar me infektologun e QKUK-së, Salih Ahmeti, i cili ka disa dekada që e kryen këtë punë. Ai thotë se hudhra që u përmend nga Demaku ndikon në imunitet, por nuk bën magji te personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas Ahmetit, për këtë punë ende asnjë shtet i botës nuk e ka gjetur ilaçin.

“Çdo bar, ushqim që ndikon në ngritjen e imunitetit të përgjithshëm, pa diskutim që do të ndikojë në mbrojtjen paraprake qoftë kundër koronavirusit e të tjerave. Por unë nuk njoh ndonjë ushqim që ka veprime specifike për koronavirusin. Se po të kishte, atëherë shtetet më të mëdha do ta zbulonin qëmoti”, ka deklaruar për Express mjeku kosovar.

Ai thotë se hudhra përmban vitaminë C, andaj si e tillë e mbron imunitetin, por jo edhe koronavirusin.

“Hudhra, qepa, limoni e të gjitha ushqimet tjera që përmbajnë vitaminën C, mund të ndikojnë në ruajtjen e imunitetit. Kjo nuk do të thotë se ajo mbron me absolutizëm ndaj koronavirusit. Deri më sot, vendet me mjekësi më të zhvillume në botë nuk kanë mundur që të gjejnë bar adekuat që ka ndikim të drejtpërdrejt në koronavirus. Por nuk do të thotë hudhra ka veprime mrekulluese dhe që e parandalon shfaqjen e koronavirusit”, ka deklaruar Ahmeti.

Por, shkrimtari Daut Demaku po thotë se kura për koronavirusin tashmë gjendet midis Rahovecit. Ani pse sistemet më të përparuara të botës shëndetësore si ajo amerikane dhe ajo izraelite po parashikojnë dhe kanë deklaruar se do të kenë vaksinën kundër koronavirusit gati brenda 2 muajve dhe në treg do ta lëshojnë brenda 90 ditëve, Daut Demaku po del të ‘thyej rekord’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago