Në Kosovë deri tani pesë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërsa, shumë mostrave të tjera u është bërë testi për virus të cilat kanë rezultuar negative.
Deri tani, Klina, Vitia dhe Malisheva janë qytetet që me vendim të Qeverisë janë mbyllur hyrjet dhe daljet meqenëse të infektuarit janë nga këto zona.
Infektologut Valbon Krasniqi ka thënë në RTV 21, se një përqindje e madhe e njerëzve mund ta kalojnë në shtëpi koronavirusin.
Sipas tij, nuk është e nevojshme të ndërpritet në tërësi mënyra e jetesës së banorëve të qyteteve tjera, përpos Vitisë, Malishevës dhe Klinës.
‘’Mbi 70-80 përqind e rasteve mund ta kalojnë në shtëpi virusin apo një pjesë e tyre mund ta kenë virusin dhe të mos e hetojnë fare. Pra ta kalojnë me lehtësi. Jo të gjithë duhet të shkojnë në klinikë për t’u trajtuar. Përveç tri qyteteve të karantinuara, në qytete të tjera nuk është e nevojshme të ndërpritet jeta në tërësi’’, përfundon Krasniqi.