FOTO&VIDEO

Odat ekonomike kërkojnë shtyrje të kredive dhe të raportimeve financiare

Drejtues të Odave ekonomike në vend kanë kërkuar riprogramimin e kredive, shtyrjen e raportimit financiar dhe implementimin e vendimit të Qeverisë që njëri prind të lirohet nga puna dhe të kujdeset për fëmijët

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës në një konferencë për medie kanë prezantuar kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale COVID-19 dhe efekteve të këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.

Aty u prezantuan edhe kërkesat e komunitetit të biznesit për masat që Qeveria e vendit duhet të ndërmarrë për të mbrojtur sektorin privat nga efektet negative.

Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se kjo situatë pritet që të shkaktojë pasoja në sektorin privat. Ai u ka bërë thirrje punëtorëve që nuk preken nga vendimi i Qeverisë që ta dalin në punë dhe prodhimi të vazhdojë. Rukiqi ka thënë se pavarësisht situatës, jeta nuk ndalet.

” Jemi koordinuar t’i trajtojmë disa çështje. Masa që e ruajnë ekonominë dhe sektorin privat. Pritet që kjo situatë do të shkaktojë pasoja në sektorin privat. Kemi pasur edhe takim me qeverinë. Sot është nevoja të vetëdijesohen kompanitë dhe punëtorët, pikërisht ku qeveria ju rekomandon kompanive të marrin masa. Dje kemi pasur refuzime të punëtorëve për të dalë në punë. Edhe komunat e kanë keq lexuar këtë pikë. Rasti i kompanisë IPKO. Ju bëjmë thirrje kompanie të marrin masa dhe dezinfektuesit, ushqimin adekuat dhe të gjitha ato elementet e ndihmës së parë. Ky konfuzion që është krijuar dhe e rrezikon furnizimin e tregut lokal. Pa pasur problem edhe kompania KEDS.”, tha ai.

Ai ka thënë se kujdesi është shumë i nevojshëm por prodhimi nuk duhet të ndalet sepse sjellë pasoja në ekonomi.

“Kujdesi është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, por jeta nuk mund të ndalet.. Njëjtë ka ndodhur edhe në Kinë. Nuk ndalet prodhimin, sepse mund të sjellë pasoja në ekonomi. Kapacitet e vendit janë shumë ma të limituara. Duhet të dalin në vendin e punës. Virusi do të kalojë dhe shumë pasoja tjera mund të jenë të pariparueshme.”, paralajmëroi Rukiqi.

Ai ka thënë se kërkesat e komunitetit të biznesit janë riprogramimi i kredive, shtyrja e raportimit financiar, qarkorja e drejtimit për implementimin ose rregullimin e punës së prindërve që njëri të jetë në kujdes të fëmijëve.

“Ajo që është me rëndësi, ne kemi propozuar pako stimuluese për t’i sanuar disa prej pasojave të pagesave të qirave dhe qarkullimit dhe mungesa në punë.

Të sigurohet që punëtorët të dalin në punë, komunat dhe inspektorët të dinë për vendime. Këto janë që kërkojnë vendime të shpejta. Kosova nuk ka transportues të mallrave dhe shumicën e kryejmë me transportues nga vendet e rajonit.”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka thënë se kërkesat për miell janë të mëdha, por ende ka stoqe. “Kemi kërkuar që shteti ta aktivizojë rezervën e miellit. Normalisht nuk është e lehtë por në këso raste të kemi nevojë të kemi qeveri dhe zgjedhje të duhura.”, tha Rukiqi.

Ndërsa, drejtori i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë që Qveria duhet të dalë me një fushatë vetdijësuese për ta shmangur panikun.

“Qeveria duhet të dalë me një fushatë vetëdijesimi për shmangien e panikut të shtuar. Ekziston një kërcënim por nuk duhet të shkaktojë panik të pakontrolluar. Si asociacion i biznesit kemi kërkuar që punëtorët të dalin në vendet e punës, sepse ka punë që nuk mund të kryhen nga shtëpia. Kemi kërkuar nga kompanitë të marrin masat e nevojshme që mos të kontaminohen me virusin Covid 19. Dorëza, pastrues duarsh dhe maska. Ftojmë qeverinë të ketë konsideratë për mbrojtje të biznesit”, tha Zeka.

Kurse, Ardiana Bunjaku, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës ka thënë se duhet të shtyhet raportimi financiar.

“Unë do të mbështesë të gjitha kërkesat. Ne përfaqësojmë 7000 profesionistë. Kërkesa ishte që të shtyhet raportimi financiar. Kemi afatin e 30 marsit dhe edhe ky afat duhet të shtyhet, sepse për mos daljen e punëtorëve do të kemi probleme sa i përket raporteve financiare. Qeveria duhet të marrë vendim për shtyrje të raporteve financiarë.”, tha ajo.

Kurse, Skënder Krasniqi, kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës ka kërkuar që qeveria të koordinohet me bizneset për vendimet që do të marrin./EO


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

16 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago