FOTO&VIDEO

Blick: Në Kosovë janë shitur teste të falsifikuara PCR, çmimi i tyre shkonte deri 800 franga

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se rritja e rasteve nga diaspora shqiptare ka ardhur si pasojë e falsifikimeve të testeve për COVID-19.

Në këtë artikull shkruan se në Kosovë janë shitur dhe shitur teste të shumta PCR.

Tutje në shkrimin e publikuar nga gazeta zvicerane thuhet se çmimi për një test të falsifikuar PCR në Kosovë, ka shkuar deri në 800 franga (736.46 euro).

Gazeta zvicerane në artikull thekson se Policia e Kosovës ka identifikuar disa laboratore që kryejnë falsifikimin e testeve për COVID-19.

Këtu përmendet edhe një laborator në qytetin e Podujevës, ku policia ditë më parë kishte arrestuar punonjësit e këtij laboratori.

Në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR. Në një rast, autoritetet kapën disa kompjuterë, shkruan Blick.ch.

Po ashtu “Blick” ka publikuar edhe disa intervista duke ua fshehur identitetin personave.

Ata kanë deklaruar se në Kosovë janë lëshuar teste false dhe se kanë paguar para për të marrë testin negativ.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago