Edhe sot janë shënuar një numër i madh i viktimave si pasojë e infektimit me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 viktima dhe 1 mijë e 612 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka nisur që me anë të personaliteteve të njohura të bëj thirrje për vaksinim.
Infektologu Sali Ahmeti, tha se vaksinimi është arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.
“Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin. Dëgjoni dhe besoni profesionistët shëndetësor! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”.