POLITIKE

Infektologu Valbon Krasniqi tregon se a është propozuar si ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e re

Ndonëse sot në media është raportuar dhe emri i tij është lakuar si i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për ministër të Shëndetësisë në Qeverinë e re, kjo çështje ende nuk është diskutuar me protagonistin kryesor.

Bëhet fjalë për infektologun e njohur të cilin tashmë e shohim çdo ditë në media duke folur për pandeminë e koronavirusit, Valbon Krasniqin, shkruan Insajderi.

Në një bisedë telefonike për Insajderin, Krasniqi ka thënë se askush nga LDK-ja nuk ka biseduar me të për këtë çështje.

Madje, thotë se këtë e ka kuptuar përmes mediave, por se për këtë nuk është në dijeni.

“Jo, nuk ka biseduar askush me mua për këtë punë ende. Para gjysmë ore e mora vesh edhe unë. Bile në Klinikë isha duke dhënë një intervistë për një medium edhe disa kolegë erdhën dhe më njoftuan. Pra mua askush nuk më ka ftuar dhe nuk ka biseduar për këtë punë”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Krasniqi, ka deklaruar se ndoshta emri i tij për ministër të ardhshëm të shëndetësisë është diksutuar brenda strukturave të LDK-së, por se ky nuk ka pasur asnjë bisedë me ta.

“Ata munden me bisedu këtë çështje në strukturat e veta, por me mua nuk kanë biseduar”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ai ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Sidoqoftë, përvec Shëndetësisë, LDK-ja do të marrë edhe 5 ministri. Lumir Abdixhiku, Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Lutfi Zharku e Armend Zemaj janë propozuar për ministra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

20 minuta ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

4 orë ago
  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

6 orë ago