E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Lejla Moses-Ones deklaroi se Rusia, Kina dhe Irani duan ta përdorin Ballkanin Perëndimor dhe më pas ta flakin tutje, por theksoi se në Shqipëri disa gjëra nuk janë në shitje.
“Është në interesin strategjik të SHBA të promovojmë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe interesi ynë është praktik pjesërisht. Një Ballkan në paqe u mundëson vendeve të rajonit të kontribuojnë për rritjen e sigurisë gjetkë në botë. Për Rusinë, Kinën dhe Iranin, Ballkani është një burim që mund të shfrytëzohet dhe të flaket tutje, nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra nuk janë në shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe ka treguar se nuk toleron terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria është vend kandidat në BE dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në BE duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave”, tha Moses-Ones.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…