Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë se ka bërë padi të shumta ndaj atyre siç thotë ai që kanë bërë shpifje ndaj tij.
Lidhur me vonesat e vendimeve të këtyre padive, ai ka përmendur përsëri deklaratat e tij të dikurshme se ligji është si llastiku, madje duke insistuar që forca dhe fuqia nuk janë të njëjta, njofton Klan Kosova.
”Kam thënë ligji si llastiku, e them prapë ligji si llastiku. Por kam thënë se Gjykata Kushtetuese nuk është ligj si llastiku”.
”Ligji si llastiku kemi thënë një vepër e caktuar penale dënohet nga një vjet e deri në pesë vjet. Gjykatësi vendos si të don në bazë të veprës”.
”Kjo është ligji si llastiku, prandaj ky argument ekziston sikurse ajo që kemi thënë ”forca e bënë fuqinë””.
”Krejt njerëzit njëherë kanë thënë se ”çka është ky njeri që flet kështu?” – por e kanë pa edhe fizikantë se forca dhe fuqia e kanë parë të gjithë se janë dy gjëra, nuk janë një”.