FOTO&VIDEO

Inskenimet amatore të serbëve: Gënjejnë se u rrahen nga Policia e Kosovës, ata shihen pa asnjë shenjë në trup

Portali serb ‘Kosovo Online’ demantohet sërish nga Policia e Kosovës lidhur me raportimin e tyre ku pretendohej se pjesëtarët e njësitit ROSU të vendosur në pikën kufitare në Bërnjak, kanë rrahur tre serbë lokal.

Sipas këtij mediumi, ‘incidenti’ ka ndodhur sot pas orës 11:00 të mëngjesit dhe personat e rrahur janë Dragisha Vllashkoviq, Zoran Tomoviq dhe Jovan Takov, transmeton Reporteri.net.

“Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, sulmi ndaj serbëve nuk u provokua nga asgjë dhe pjesëtarët e Policisë i shkaktuan lëndime të rënda Dragisha Vllashkoviqit, i cili aktualisht gjendet në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, ku po merr trajtim mjekësor”, thuhet në lajmin e këtij portali.

Por ndaj këtij lajmi ka reaguar Policia e Kosovës, të cilët demantojnë mediumin serb ‘Kosovo Online’.

“Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, medium ky i cili në vazhdimësi po publikon dezinformacione të tilla. Lajmi i radhës i publikuar sot (23.09.21) nga ky medium, se kinse në afërsi të pikë kalimit kufitar në Bërnjak njësia speciale nga Prishtina ka rrahur tre persona serb nuk qëndron, është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët si dhe për të plotësuar ambiciet e ndryshme politike të orientuara nga jashtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë protestues në pikën e kalimit kufitare, por se njësia policore gjatë rrugës ka verifikuar tre kamionë, gjegjësisht vozitësit e tyre të cilët kanë vozitur prapa kolonës së zyrtarëve policorë, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe operacionit policorë.

“Zyrtarët kanë ndaluar, verifikuar dhe më pas i ka liruar të tre vozitësit të nacionlitetit m/sh kosovarë, të cilët janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policorë Jugu – Mitrovicë. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend dhe ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime”, thuhet nga Policia e Kosovës, që ka postuar edhe dokumentet e shtetasve kosovarë të cilat janë verifikuar.

Ndaj sulmit të pretenduar gjatë të enjtes reagoi edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago