POLITIKE

Integrimin, Mitsotakis: “Beleri” është çështje e shtetit ligjor, Shqipëria të tregojë se di të sillet si vend i BE

“Çështja Beleri është çështje e shtetit ligjor, nuk është dypalëshe.” Ka qenë ky qëndrimi i mbajtur nga kryeministri grek nga Brukseli kur pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor dha një deklaratë për mediat greke.

Sipas raportimeve të mediave greke, Kyriakos Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e Greqisë se kërkohet njohja ligjore e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Teksa thekson se vendi që i drejton nuk kërkon të ndërhyjë në drejtësinë shqiptare, kryeministri grek shtoi se presin që të gjendet një mënyrë për “ta zgjidhur problemin për të respektuar vullnetin e qytetarëve të Himarës.”

Duke iu referuar faktit që për shkak të kundërshtimit të shtetit helen, Shqipëria nuk do të mund të mbajë Konferencën e dytë Ndërqeveritare, kryeministri grek tha se ky mund të jetë një test për Shqipërinë si një vend aspirant për t’iu bashkuar Unionit.

“Pra, ne ende po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që edhe Shqipëria të tregojë se në një çështje kritike, të paktën për një shtet anëtar – dhe po, kjo çështje është kritike për ne – që është respekti i pakicave kombëtare, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm që ne të gjithë kërkojmë nga një vend që aspiron të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.”

Pjesë nga intervista

Çështja Beleri është çështje e shtetit ligjor, nuk është dypalëshe. Kërkojmë që të njihet që kryetari i bashkisë është zgjedhur ligjërisht. Ne nuk ndërhyjmë në drejtësinë shqiptare. Gjithmonë presim me padurim të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur problemin për të respektuar vullnetin e qytetarëve të Himarës. Që Shqipëria të provojë se ka ndërmarrë hapat e nevojshëm.

…Pra, këto gjëra janë shumë të qarta nga ana jonë. Dhe po, ne gjithmonë presim me padurim që të mund të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Himarrës të respektohet në thelb. Kjo ishte pika që në fillim. Dhe le të mos ketë asnjë ndërhyrje në zgjedhje dhe të mos jetë kryetari i Bashkisë së Himarës, siç është sot, një njeri që praktikisht i humbi zgjedhjet.

Ne ende po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që edhe Shqipëria të tregojë se në një çështje kritike, të paktën për një shtet anëtar – dhe po, kjo çështje është kritike për ne – që është respekti i pakicave kombëtare, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm që ne të gjithë kërkojmë nga një vend që aspiron të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago